Kendall Jenner dhe Bad Bunny thuhet se janë ndarë pas më pak se një viti lidhje, raporton People. Të dy nuk e konfirmuan kurrë lidhjen e tyre zyrtarisht, por shpesh u panë bashkë.
Kendall dhe reperi u bashkuan fillimisht rreth muajit shkurt pasi u panë së bashku me Hailey Bieber. Që atëherë, ata janë parë në Coachella dhe në shfaqjet e modës. Por hera e fundit që ata u panë së bashku ishte në festën e SNL në tetor.








