Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Eglit dhe Gjestit, ku ajo e ka akuzuar këngëtarin se i ka dhënë shpresa të rreme dhe e ka bërë të besojë në një ndjenjë që nuk ekzistonte. Nga ana tjetër, Gjesti ia ka kthyer se është faji i saj që ka ndjerë diçka për të.
“Ti je fajtore që më ke dashur mua dhe më ke sjellë në këtë gjendje. Ti më ke shkatërruar, a jam fajtor që nuk të kam dashur?” – është shprehur ai.
Egli nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe ka reaguar me nervozizëm:
“Jam shumë fajtore që të kam dashur, më vjen zor nga vetja sidomos me këtë që po bën tani. Me këtë që po bën tani vetëm ma ftoh, ma neverit më shumë.”
Debati ka vijuar me replika të forta mes tyre, me Gjestin që e ka quajtur atë “të egër” dhe ka deklaruar:
“Ti nuk meriton, ti meriton zero. Ti nuk ke për ta dëgjuar kurrë në jetë që të dua. Më mirë një qese në rrugë i them ‘të dua’ nga mëngjesi deri në darkë, ty kurrë më.”