Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Tmerr në avion për Genta Ismailin dhe gazetarin kosovar

16/12/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Tmerr në avion për Genta Ismailin dhe gazetarin kosovar

Në fundjava, zakonisht këngëtarët udhëtojnë jashtë vendit në diasporë për koncerte. Një axhendë të tillë ka vazhdimisht edhe Genta Ismajli, e cila ka pasur koncert në Zvicër në javën e parë të dhjetorit . Kështu, nëpër aeroporte takojnë personazhe të ndryshëm, të cilët udhëtojnë po ashtu në Zvicër, ku kanë dhe familjarët e tyre. Por në kthim nga Zvicra në Kosovë, aeroplani i Gentës, për shkak të motit të keq, nuk ka mundur të ndalojë në Prishtinë duke rrezikuar kështu jetën e pasagjerëve, të cilët duket se janë tmerruar deri në momentin që kanë prekur tokën, transmeton “Telegrafi”. Ja si e rrëfen këtë moment pasagjeri dhe njëkohësisht gazetari i njohur kosovar, Milaim Zeka, i cili pasi gjithçka ka shkuar mirë, ka përdorur edhe ironi apo humor: “Rallë jam frikësuar sikur sot. Pas një vikendi pune në Zvicër, me ftesë të Fondacionit nga Kosova Lindore (Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc), pas pritjes e mbrëmjes së paharruar nga Rinora 4, pas takimeve me miq të mi nga Zvicra, Gjermania e Sllovenia, së bashku me Emën, ora 5 e 30 e mëngjesit, u nisëm për në aeroportin e Zurichu-t. Aty takova shumë bashkatdhetarë. Pime kafe me Hajrushin e Shkurte Fejzën. Pak më tutje u përqafuam me Genta Ismajlin. Kur hopa, ia mbërriti Hashim Thaçi me Petrit Selimin. Nuk u përshëndetëm, thjesht mos me e prishë ritmin e mëngjesit. Kur u ngjitëm në ajër, po i thosha gocës që fluturimi do shkojë për mrekulli. E para se në avion ishin nja 20 vjehrra, ku nuset ishin lutur që të mos zbrisnin shëndoshë. E dyta, populli shqiptar nuk ka bërë aq gjynahe që me humb liderin e vet, Hashim Thaçin, e sidomos të madhin Petrit Selimin. Dhe e treta, e dija që nuk jam njeri me kaq fat për me vdek afër Genta Ismajlit. Pas një rruge tepër të mundimshme, pas shumë tentimesh për zbritje në Prishtinë, u lëshuam në Shkup. Hasha me Petritin dolën, ndërsa neve na mbajtën edhe nja një orë brenda në avion. Po më në fund, shyqyr që nuk vdiqën vjehrrat. Shyqyr që na shpëtuan liderët e kombit, edhe shyqyr që unë edhe Genta bashkë me Emën, erdhëm në Prishtinë’’, me anë të këtij rrëfimi Milaim Zeka ka treguar përjetimin që ka pasur në rrugën ajrore nga Zurihu deri në Prishtinë.






Tags: aviongazetarigenta ismailitmerr
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
Saimiri dhe Genti nuk e fshehin më, fillojnë punë në TV Klan

Saimiri dhe Genti nuk e fshehin më, fillojnë punë në TV Klan








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera