Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos! 21/02/2026
Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai… 21/02/2026
”Iku gjysma time”, Ema Andrea flet për herë të parë pas humbjes së vëllait! 21/02/2026
Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij! 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Toka është e vetmja gjë që kemi të përbashkët, sot është dita e saj

22/04/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Toka është e vetmja gjë që kemi të përbashkët, sot është dita e saj

Dita e tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshin ngjarje të koordinuara globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës, quajtur ndryshe “Earth Day International”.
Dhurata Thanasi ka ndarë në llogarinë e saj një video me mesazh sensibilizues, krah së cilës ka falenderuar edhe ata që e kanë mbështetur në nismat që ka marrë për ditën e tokës.
“Çdo vit, për gati 51 vite njerëzia festojnë Ditën e Tokës. Këtë 10 vjeçarin e fundit po festohet disi dhe në Shqipëri. Aktivitete, konferenca, projekte ku flitet për ndëgjegjësim, mundësisht edhe me ndonjë Tshirt veshur ku shkruhet: Stop Global Warming! Thua ti se Ngrohja Globale na u ndaloka si butoni i sobës! Pastaj të gjithë, ditën tjetër rikthehen në shtëpitë e tyre, tek normaliteti joNORMAL, të cilin njerëzia e ka krijuar mbi kurrizin, dhunimin, përçmimin e kësaj TOKE, të cilës kujtohet t’i festojë ditëlindjen, që pikërisht njerzimi vetë ka vendosur si ditë! Paradoksale, jo?! Të vendosësh ti ditëlindjen e krijueses tënde! Por e kotë të ndalem këtu, sepse si unë e për fat të mirë shumë njerëz të tjerë besojnë, punojnë e devotojnë dhe Tokën e festojnë, adhurojnë dhe e duan çdo ditë. E di, shumë e përpjetë e madhe është! Hiç e lehtë është të bësh llogari me faktin nëse duhet të marrësh makinën lluksoze apo të pedalosh biçikletën me mushama në shi, të zgjedhësh të hash produkte vendore të paketuara në kaçile kashte apo ato trendy chic, të paketuara “cute” me material avocado që është mbjellë në sipërfaqen e thuajse gjysmës së Meksikës, pasi normal, kush do fitojë, nga linja që përdorin motrat Kardashian, t’u japësh shansin dhe mundësinë prodhuesve lokalë edhe kur ata gabojnë, të blesh nga stilistë që respektojnë punën e punëtorëve të krahut dhe na veshin me materiale që janë miqësorë me natyrën, të zgjedhësh ti kalosh pushimet duke zbukuar skutat e vendit dhe jo vetëm MALdivet por dhe MALin e Robit. Falenderoj të gjithëata që falë një thirrje vendosën të ndajnë këtë mesazh me mua sot!”, ka shkruar ajo.
Komunitete të shumta gjithashtu festojnë edhe javën e tokës, që përfshin një javë të tërë veprimtarish të përqendruara në çështjet mjedisore me të cilat përballet bota.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare!
Breaking News

Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare!

21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos!
Breaking News

Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos!

21/02/2026
Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai…
Breaking News

Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai…

21/02/2026
”Iku gjysma time”, Ema Andrea flet për herë të parë pas humbjes së vëllait!
Breaking News

”Iku gjysma time”, Ema Andrea flet për herë të parë pas humbjes së vëllait!

21/02/2026
Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij!
Breaking News

Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij!

21/02/2026
Del fotoja e parë e Kristit pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Albania
Breaking News

Del fotoja e parë e Kristit pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Albania

21/02/2026
Next Post
Can Yaman jo vetëm që nuk është ndarë, por partnerja e tij konfirmon edhe lajmin e bukur

Can Yaman jo vetëm që nuk është ndarë, por partnerja e tij konfirmon edhe lajmin e bukur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera