FOR IMMEDIATE RELEASE
TOKË E PREMTUAR, vëllimi i parë i kujtimeve të Barack Obamës si president, do të botohet në shqip nga Botimet Dudaj në fillim të pranverës.
Tiranë, 17 shtator, 2020) Kujtimet presidenciale të Barack Obama-s, presidenti i 44-t i SHBA-ve, do të botohen në dy vëllime. Vëllimi i parë i titulluar TOKË E PREMTUAR është planifikuar të dalë ditën e martë, 17 nëntor 2020 në Amerikë, dhe do të botohet njëkohësisht në 25 gjuhë të botës.
Sot u zbulua dhe kopertina.
TOKË E PREMTUAR do të botohet në shqip nga Shtëpia botuese Dudaj që ka botuar gjithashtu dy librat e tij të parë, Ëndrra nga im atë dhe Guximi për të shpresuar.
Nuk është vendosur ende një datë për botimin e të dytit, gjë e cila do të zbulohet në një moment të dytë.
Me fjalët e veta, Barack Obama rrëfen tek TOKË E PREMTUAR historinë e odisesë së tij që në rininë e hershme, në kërkim të identitetit të tij si lider i një bote të lirë, duke përshkruar me detaje tejet personale si edukimin e tij politik ashtu edhe rrethanat e fotografuara nga sytë e tij të katërvjeçarit të tij të parë në presidencën e tij historike-kohë transformimesh dramatike dhe pasigurish të mëdha.
Duke na dhuruar emocione, me perceptimet thellësisht personale të historisë, teksa është duke e bërë atë, Obama e çon lexuesin në një udhëtim frymëzues që nis nga aspiratat e tij të hershme politike, me fitoren e jashtëzakonshme në Iowa e cila tregoi fuqinë e aktivizmit të popullit të thjeshtë e deri në natën e 4 Nëntorit të 2008, natë që ndryshoi historinë, teksa ai u zgjodh Presidenti i 44-t i SHBA-ve, duke u bërë në këtë mënyrë i pari Afroamerikan që erdhi në krye të zyrës më të rëndësishme të vendit.
Duke reflektuar mbi presidencën, ai ofron një eksplorim unik dhe të thellë mbi mrekullinë e të pasurit pushtet por dhe për kufijtë që duhet të ketë pushteti presidencial, si edhe pikëpamjet e rralla brenda dinamikës së politikës dypartiake në Amerikë dhe diplomacisë ndërkombëtare. Obama i shpie lexuesit brenda Zyrës Ovale dhe në Situation Room në Shtëpinë e Bardhë, por edhe në Moskë, Kajro, Pekin, dhe përtej. Ndan me ne mendimet e tij të fshehta teksa mbledh kabinetin, lufton me një krizë financiare globale, vlerëson qëndrimin e Vladimir Putin-it, përplaset me generalët mbi strategjinë e SHBA-ve në Afganistan, merret me reformën e Wall Street-it dhe autorizon operacionin Neptune’s Spear, i cili shpie në vrasjen e Osama bin Laden-it.
TOKË E PREMTUAR është një histori jashtëzakonisht intime- është historia e bastit të një njeriu të vetëm me historinë.
President Obama thotë:
“Nuk ka një ndjesi më të bukur sesa kur mbaron një libër, dhe unë jam krenar për këtë. I kam kaluar këto vitet e fundit duke reflektuar për presidencën time dhe tek TOKË E PREMTUAR jam përpjekur të jap një version të ndershëm të fushatës sime presidenciale dhe kohës së kaluar në zyrë; eventet kyçe dhe njerëzit që e dizenjuan atë; këndvështrimi im për çfarë bëra mirë dhe gabimet e mia; dhe pushtetet politike, ekonomike dhe kulturore me të cilat skuadra ime dhe unë duhet të përballeshim atëkohë—me të cilat kombi ynë vijon të përballet edhe sot. Në këtë libër jam përpjekur gjithashtu t’iu jap lexuesve një ndjesi të rrugëtimit personal, timit dhe Michelle-s, rrugëtim që ndërmorëm përgjatë këtyre viteve, me të gjitha ulje-ngritjet e pabesueshme që na ndodhën. Dhe më në fund, në një kohë kur Amerika po përjeton një turbullirë të jashtëzakonshme, libri ofron disa nga mendimet e mia më të gjera sesi mund t’i shërojmë ndarjet e thella në vendin tone, duke vështruar përpara dhe duke e bërë demokracinë tonë të vlejë për cilindo—një detyrë që nuk do të varet nga një president, por nga të gjithë ne qytetarët e angazhuar. Unë shpresoj se, përveç të qenit n jë lexim i këndshëm dhe informativ, mbi të gjitha ky libër të mund të frymëzojë të rinjtë në këtë vend- dhe në gjithë globin— që të marrin përgjegjësinë, të ngrenë zërin dhe të luajnë rolin e tyre për ta bërë këtë botë më të mirë.”