Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin 07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Tokio vendos kushte, përdorni maskë për të gjetur partnerin

18/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Tokio vendos kushte, përdorni maskë për të gjetur partnerin

Gjetja e partnerit të duhur nuk është e lehtë. Por një kompani takimesh në Tokio këmbëngul se për të afruar njeriun e zemrës duhet të fshehësh sipërfaqësoren e të fokusohesh tek personaliteti. Kjo është dhe arsyeja që e ka shtyrë të vendosë një rregull të qartë: Në takimet e organizuara prej saj, njerëzit duhet të mbajnë në fytyrë maska kirurgjikale. “Maskat i ndihmojnë njerëzit të mos bien pre e përshtypjeve të para. Që të shkosh drejt martesës, duhet t’i japin vetes mundësinë e njohjes së brendisë së njeriut që do të kesh në krah dhe ta vlerësosh këtë që në fazat e para të marrëdhënies në vend që të gjykosh nga pamja e jashtme”, shprehet Kei Matsumura, drejtuese e Def Anniversary. Në Japoni, maskat në publik i mbajnë rëndom si femrat ashtu edhe meshkujt që janë të sëmurë e nuk duan të infektojnë të tjerët. Në disa raste, këtë praktikë e preferojnë dhe gratë e vajzat që nuk kanë vënë “make up” e u vjen zor t’i shohin ashtu. Ndaj dhe vendosja e një maske në një takim dashurie, nuk është parë si diçka e jashtëzakonshme. Shërbimi i njohjes së personave duke mbuluar fytyrën ka ekzistuar në këtë vend në një formë apo një tjetër që prej vitit 2010. Biznese të tilla po lulëzojnë gjithmonë e më shumë në një kohë kur lindshmëria ka ardhur në ulje dhe të rinjtë atje janë gjithmonë e më pak të prirur të lidhin kurorë./TCH






Tags: maskepartneritokio
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen
Breaking News

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen

07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin
Breaking News

“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin

07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën
Breaking News

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën

07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it
Breaking News

“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it

07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
Next Post
Rusi, vetëvritet bashkë me djalin pas ofendimeve të burrit

Rusi, vetëvritet bashkë me djalin pas ofendimeve të burrit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera