Tolgahan Sayisman ishte i ftuar në “Zemër Luana” së bashku me bashkëshorten Almedën. Aktori turk u vendos përballë një sfide ku duhet të jepte komentin e tij për disa aktorë të serialeve turke. Kur në foton e parë, u shfaq Kivanç Tatlitug, Tolgahan e cilësoi si “më të mirin”, ndërsa për yllin turk me origjinë shqiptare Can Yaman, ai hodhi një “thumb” të lezetshëm duke thënë se “tani që e rrëmbeu Italia”, nuk kishte ç’të shtonte më.