Disa javë më parë aktori i njohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Hanks, u testuan pozitivë ndaj Koronavirusit. Gjendja e tyre nuk paraqitej e rënduar, ndaj dyshja u vetizolua në hotelin ku po qëndronin në Australi. Me sa duket tashmë ata janë kthyer në shtëpinë e tyre dhe nuk kanë hezituar të falenderojnë të gjithë ata që u kujdesën për ta në Australi. “Hey njerëz, jemi në shtëpi tani, dhe si gjithë Amerika, do të vazhdojmë me vetizolimin dhe distancën sociale. Shumë falenderime për çdo njeri në Australi që u kujdes për në. Kujdesi dhe udhëzimet e tyre bënë të mundur rikthimin tonë në SHBA. Dhe shumë faleminderit të gjithëve ju që na dërguat urimet tuaja”, shkruajti Tom në Twitter.
Me sa duket gjendja e tyre vazhdon të jetë mjaft e mirë, gjë që ka gëzuar fansat e dyshes.