Sipas shtypit amerikanë, ndarja mes Taylor Swift dhe Tom Hiddleston i habiti të gjithë, pasi thuhej se aktori ishte shumë i dashuruar me të, madje ai ishte duke kërkuar një unazë martese.
‘’Vetëm dy muaj më parë ai ishte duke menduar të blinte një unazë. Ai foli për gjithçka për martesë dhe fëmijë dhe nuk do habitesha nëse ai do t’i propozonte martesë’’- është shprehur një mik i ish çiftit për faqen HollywoodLife.
Kujtojmë se para disa ditësh aktori dhe këngëtarja bën publike ndarjen e tyre me arsyen se Taylor nuk i pëlqente që lidhja e tyre të ishte aq publike.