Megjithëse ata kanë pak javë që shoqërohen me njëri-tjetrin, aktori i “Thor” Tom Haddleston ka deklaruar se është i dashururar me Taylor Swift.
Duken se incidentet e ditëve të fundit mes Taylor dhe Kanye West apo fjalëve të Calvin Harris nuk e kanë prekur aspak aktorin në atë çka ndjen për këngëtaren 27-vjeçare.
Në një intervistë për “US Beauty” Tom ka deklaruar se Swift është femra ideale për të me të cilën ai do të kalojë jetën.
Momentalisht çifti i dashuruar janë zhvendosur në Australi ku Tom po xhiron serinë e re të “Thor” ndërsa Taylor ndodhet për ta mbështetur dhe për të kaluar një romancë australiane.