Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Top Channel” e hodhi në gjyq, flet për herë të parë Delinda Disha: Turp, më falsifikuan firmën

09/03/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Top Channel” e hodhi në gjyq, flet për herë të parë Delinda Disha: Turp, më falsifikuan firmën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Thumb On” ishte e ftuar aktorja e humorit, Delinda Disha. Prej disa kohësh u përfol në portale se ajo është paditur nga “Top Channel” në Gjykatën e Rrethit Tiranë për shkelje të kontratës dhe se kishte nxjerrë sekrete artistike. Ishte vetë Delina ajo e cila sqaroi njëherë e mirë situatën në të cilën ndodhet. Aktorja ka treguar se vendimin për t’u larguar nga Portokallia e ka marrë që në vitin 2018 dhe se kur u largua u nda shumë mirë me drejtuesit. Gjithashtu ka shtuar se nuk ka shkelur kontratën dhe se firma e saj është falsifikuar, një veprim të cilin ajo e konsideron të turpshëm.





“Aktualisht jam në gjyq me administratoren dhe pronaren e Top Medias, Vjollca Hoxha. Mesa duket nuk e pranojnë largimin tim, ka qenë një humbje e madhe dhe nuk e di. Shiko, faktikisht mua padia më ka ardhur gati 4 muaj pasi kisha filluar “Klanifornian” dhe më bëri pak përshtypje me thënë të drejtën sepse unë u ndava shumë mirë me të gjithë, duke filluar që nga Vjollca dhe gjithë të tjerët. Nuk e prisja por ja që ndodhi dhe e turpshmja është që arritën deri aty sa të hedhin në gjyq duke falsifikuar dhe firmën tënde, në një kontratë me të cilën të hidhnin në gjyq Delindën sepse unë marrëdhëniet me Top Channel i kam mbyllur që në 2018. Ata kanë bërë një kontratë 2-vjeçare që nuk funksionon sepse ne kontratat i kemi pasur 1-vjeçare. Ata kanë bërë një kontratë 2017-2019 në të cilën kishte një klauzolë që ndodhej në kontratë që unë nuk duhet të punoja një vit në asnjë televizion konkurrent aq më tepër në televizionin Klan etj etj. Duke qenë se unë i kisha mbyllur marrëdhëniet mund të isha shumë koshiente për largimin tim nga ai show humori dhe shkova u largova, ndërkohë që në janar më vjen kërkesë padia. Është e turpshme, unë e përjetova për hir të vërtetës, por tani e kam marrë shumë lehtë sepse e drejta fiton gjithmonë. Është e turpshme që një televizion të arrijë deri në këtë farë niveli që të falsifikojë kontratën e një nga aktorëve që për 5 vite sa kam qenë aty kam pasur marrëdhënie shumë të mira dhe jeta është e gjatë, ndoshta unë mund të shkoja prapë”, ka treguar Delina.

Vetëm pak javë më parë Delinda filloi sezonin tjetër të Klanifornia, i cili ka ardhur me shumë risi për publikun.


Tags: delinda dishatop channel
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
Next Post
Dy të prekur nga koronavirusi, Rama mbledh qeverinë: Do të mbyllen shkollat

Dy të prekur nga koronavirusi, Rama mbledh qeverinë: Do të mbyllen shkollat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera