Mbrëmjen e së enjtes në “Folie Club”, u prezantuan për herë të parë nominimet e festivalit të Top Channel, “Top Music Awards”. Emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar ishin të ftuar në festën e organizuar enkas për nominimet. Përpara se të futeshin në club, çdo personazh VIP i ftuar, ka bërë një foto në murin e famës. Në këtë galeri mund të shikoni, vlerësoni por edhe të kritikoni se si janë veshur e grimuar ata.