Pas një periudhe të gjatë largimi nga rrjetet sociale babai i vajzës së Khloe Kardashian, Tristan Thompson, ka postuar një foto në profilin e tij në ‘Instagram’ ku shfaqet teksa luan basketboll.
“Çfarë atmosfere. Fitore e mrekullueshme”,- ka shkruar ai krahas fotos e cila po komentohet shumë.
Me sa duket ndjekësit e tij me zor e kanë pritur këtë postim për të treguar urrejtjen që kanë ndaj tij pas tradhëtisë së bujshme që i bëri Khloes një ditë para lindjes.
“Asnjërit nuk i interesojnë fitoret e tua në basketboll, por mënyra si i trajton të tjerët, po”,- ka qenë njëri nga komentet. /revistawho.com