Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Tradhtia që e pa gjithë bota! CEO-ja i Astronomer thyen heshtjen pas skandalit me kolegen

18/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Tradhtia që e pa gjithë bota! CEO-ja i Astronomer thyen heshtjen pas skandalit me kolegen

Një natë që duhej të ishte argëtuese, përfundoi me një skandal viral për CEO-n e kompanisë “Astronomer”, Andy Byron. Teksa po kërcente në një koncert të Coldplay në Massachusetts, kamerat e kapën duke përqafuar një grua – e cila nuk ishte bashkëshortja e tij, por kolegia e punës.





Gjithçka u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, sidomos pasi frontmani i Coldplay, Chris Martin, e komentoi situatën drejtpërdrejt nga skena me një batutë që tani duket profetike:

“Shikoni këta të dy. Ose janë në një lidhje jashtëmartesore, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”


Çifti u largua menjëherë sapo kuptoi se ishin në ekranin gjigant, por pamjet ishin tashmë bërë virale. Përballë presionit publik, Byron reagoi me një deklaratë ku kërkoi falje dhe la të kuptohet se grupi muzikor kishte një rol në këtë ekspozim të papritur:

“Ajo që duhej të ishte një mbrëmje muzike dhe gëzimi, u kthye në një gabim personal që u bë publik në një skenë shumë të madhe,” – u shpreh ai.

Në mesazhin e tij publik, CEO-ja kërkoi ndjesë ndaj familjes dhe stafit të tij, duke shtuar:

“Ju meritoni më mirë nga unë, si partner, si prind dhe si drejtues.”

Byron deklaroi se do të tërhiqet për pak kohë për të reflektuar dhe për të vendosur për hapat e ardhshëm:

“Po marr kohën e duhur për të reflektuar, për të marrë përgjegjësitë dhe për të vendosur për hapat e ardhshëm, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.”

Ai përfundoi me një kritikë ndaj faktit që momenti i tij privat u shndërrua në spektakël publik pa lejen e tij:

“E konsideroj shumë shqetësues faktin që një moment privat u bë publik pa pëlqimin tim. Kam respekt për artistët, por shpresoj të reflektojmë të gjithë mbi ndikimin që ka kur jeta e dikujt tjetër kthehet në spektakël publik.”

Sakaq, rrjetet sociale vijojnë të shpërndajnë videon, ndërsa reagimi i Chris Martin mbetet ende i pakomentuar nga grupi Coldplay.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
Next Post
Ëndrra u bë realitet, Dafina ndan momentet e para të lindjes së djalit

Ëndrra u bë realitet, Dafina ndan momentet e para të lindjes së djalit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera