Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë! 14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara 14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Tragjedia e familjes Ndoji në Klos, 4 vajzat i luten lumit Mat t’u kthejë trupin e babait

10/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Tragjedia e familjes Ndoji në Klos, 4 vajzat i luten lumit Mat t’u kthejë trupin e babait

Familja Ndoji në fshatin Plani i Bardhë në bashkinë e Klosit ka hapur dyert e mortit. Dhjetëra banorë të zonës, të afërm dhe qytetarë të tjerë udhëtojnë drejt fshatit të largët ku humbi jetën tragjikisht 44­-vjeçari Xhevahir Ndoji. 16 vjet më parë, ai la vendlindjen pas dështimit të martesës së parë dhe u vendos në banesën e gruas së dytë, në familjen Bardhi, në fshatin Plani i Bardhë të Bashkisë Klos. Një vit më vonë lindi vajza e parë, e cila të martën në mbrëmje do të fejohej me një djalë nga Klosi, raporton “Panorama”. Të afërmit thonë se Xhevahiri, në orët e para të mëngjesit udhëtoi drejt një HEC-­i për të dërguar në punë dhëndrin. Në katin e parë të banesës së familjes Ndoji qëndrojnë gratë, të cilat jo vetëm ngushëllojnë gruan e vajzat e 44-­vjecarit, por edhe vajtojnë, sipas traditave të krahinës. Sakaq të gjithë janë veshur me rroba të zeza, në kujtim të Xhevahirit që humbi jetën në mënyrë tragjike. Në katin e dytë të shtëpisë, që po rehabilitohej, qëndrojnë burrat. Në qoshe vjehrri i viktimës, Murat Bardhi. Në oborrin e banesës dhe në mjediset e tjera qëndrojnë të afërmit e persona të tjerë që janë ngjitur në fshatin malor, për ngushëllime. Vjehrri 68­ vjeçar thotë se tani i janë shtuar hallet pas humbjes së dhëndrit dhe se duhet të kujdeset për katër mbesat e mbetura jetime dhe vajzën e mbetur të ve, të cilët përballen me probleme të shumta ekonomike. Pasi pret ngushëllimet, ai apelon për ndihmë. Kërkon nga strukturat shtetërore të shtojnë forcat për gjetjen e trupit të pajetë të dhëndrit. Bardhi falënderon Policinë dhe banorët e Klosit që vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të viktimës.





Zoti Bardhi, kur doli Xhevahiri nga shtëpia dhe kush jua dha lajmin se atë e rrëmbeu lumi?

Xhevahiri ka dalë nga shtëpia rreth orës shtatë të mëngjesit. Me makinën që i pat dhuruar djali im ai u nis për të dërguar dhëndrin te një hidrocentral këtu poshtë fshatit. Në kthim ai ka ngarkuar në makinë dy thasë me rërë, sepse po merrej me riparimin e shtëpisë së vjetër dhe të dëmtuar. Roja tjetër e HEC­it ka parë rreth orës 8 të mëngjesit një trup njeriu që dallgët e forta të lumit Mat e kishin rrëmbyer dhe po e lëviznin me shpejtësi të madhe. Shiu, mjegulla dhe shpejtësia e rrjedhës nuk e kanë lejuar atë ta identifikojë kujt i përkiste trupi, por ai ka bërë lidhjen pasi vetëm pak minuta më parë Xhevahiri është larguar nga HEC­i. Roja telefonoi në shtëpinë tonë dhe në Polici.


Kur u kuptuat se Xhevahiri ishte mbytur?

Shumë banorë të fshatit tonë dhe fshatrave përreth erdhën dhe nisën kërkimet. Mbërritën aty ku bashkohet përroi i fshatit tonë, Shehi, me lumin e Matit. Deri në mbrëmje as makina nuk dukej. Gurët dhe trungjet e kishin rrëmbyer atë disa metra poshtë. Në fshatin tonë një stuhi e tillë nuk mbahet mend prej vitit 1946. Janë dëmtuar të gjitha urat e fshatit, rrugët, çatitë e shtëpive dhe disa toka kanë rrëshqitur

Cili është apeli juaj?

Unë, vajza dhe mbesat e mia kemi një apel. U lutemi strukturave shtetërore të bëjnë të pamundurën që të gjejnë të paktën trupin e pajetë të dhëndrit. Fundja të ketë një varr ku fëmijët të dërgojnë lule. Aktualisht forca të shumta kanë kontrolluar lumin e Matit nga Ulza deri afër fshatit tonë. Asnjë gjurmë nuk është gjetur. Ndoshta do të mendohet edhe për mbështetje financiare të familjes së vajzës sime. Ato aktualisht nuk kanë asnjë burim të ardhurash. Po të kem mundësi i tërheq në Tiranë, atje ku banoj edhe vetë.

Tags: permbytjettragjedia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!
Breaking News

Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!

14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara
Breaking News

“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara

14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…
Breaking News

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…

13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
Next Post
Foto/ Kushte ekstreme sigurie, Luiza Gegën nuk e lënë të hyjë në “Elbasan Arena”

Foto/ Kushte ekstreme sigurie, Luiza Gegën nuk e lënë të hyjë në “Elbasan Arena”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera