Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Tragjedia e gjyqtares, Eni Çobani i drejtohet vrasësit: Dje s’flisja dot nga dhimbja, burgun e ke pak

01/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Tragjedia e gjyqtares, Eni Çobani i drejtohet vrasësit: Dje s’flisja dot nga dhimbja, burgun e ke pak

Ditën e djeshme i gjithë opinioni publik u trondit nga një tragjedi e madhe që ndodhi në mes të ditës, në mes të Tiranës. Një ish-bashkëshort i mori jetën me dy plumba, nënës së dy fëmijëve të tij. Fadil Kasemi 53-vjeç ekzekutoi ish-gruan, gjyqtaren Fildes Hafizi 38-vjeçare. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë pati një reagim të jashtezakonshëm nga familjarët, miqtë, qytetarët e thjeshtë e deri tek krerët e shtetit. Të gjithë dënuan aktin ndërsa sot viktima u përcoll për në banesën e fundit. Në lëmin e reagimeve ne veçuam atë të juristes më të famshme shqiptare, drejtueses së rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, zonja Eni shprehet se në këtë rast, burgu për vrasësin është pak.





STATUSI I PLOTE

Të jesh grua në këtë vend duhet të jesh e fortë, trimëreshë, duhet të kalosh dhe forcën e burrit që t’i bësh ballë jetës.Nuk flisja dot dje nga dhimbja që ndjeva por sot fjalët më dalin plot mllef dhe revoltë për atë burrë të paburrë që ngre dorën e shkrep armën për t’i marrë jetën një gruaje, një nëne, një vajze, nëne duke lënë pas dy femijë me lot në sy dhe me zemër të vrarë.Ti more mashkull i paburrë nuk vrave vetëm nje grua por vrave së pari dy fëmijët e tu duke i lënë pa nënë. Për ty dhe për ca si ty burgu është pak se unë nuk mund ta mendoj dot të jetosh ti me taksat tona dhe të vdesë ajo që i shërbente këtij vendi. Fjalët janë pak por duhet që ky vend të reagojë dhe ne si nëna na del një detyrë e madhe që djemtë tanë përpara se t’i shkollojmë në shkollat më të mira të botës, t’i edukojmë për t’i bërë njerëz të mirë dhe qytetarë të denjë. Të qoftë dheu i lehte mikja ime dhe fëmijëve të tu i ke lënë pasuri emrin tënd të mirë e plot dashuri./ revistawho.com


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
FOTO NE BRENDESI/ Belen Rodriguez i çmend të gjithë, pozon 100% nudo!

FOTO NE BRENDESI/ Belen Rodriguez i çmend të gjithë, pozon 100% nudo!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera