Një helmim në masë ka ndodhur në Irkutsk në Siberi, ku sipas agjencivce të lajmeve ruse, të paktën 33 persona kanë humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë në spital. Gjithçka ka ndodhur pasi ata kanë pirë një solucion kozmetik për larjen e trupit që përmbante metanol ndonëse etiketa mbi shishe shënonte se nuk ishte i pijshëm. “Pavarësisht njoftimit, këta qytetarë kanë konsumuar produktin si të ishte alkool por substanca rezultoi të kishte koncentrat metanoli e jo alkool etilik”, raporton komiteti investigativ lokal.
Përshtatur nga Il Messaggero