Ngjarja që tronditu Londrën, ka prekur pa masë edhe këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila jeton shumë afër vendit ku ndodhi tragjedia. Rita ka reaguar me anë të disa fjalëve në ‘Instagram’, ku shpreh dhimbjen që ndjen për të gjithë ata që janë lënduar. “Nuk mundem ta besoj se kjo po ndodh afër lagjes sime. Lutem për të gjithë ata që janë të përfshirë, zemra ime po rreh shumë shpejt. Dikur luaja në këtë bllok dhe dua të bëj gjithçka për t’i ndihmuar”-shkruan ajo. Zjarri që ra në një ndërtesë 24-katëshe la 6 të vdekur dhe 74 të plagosur.








