Melissa Alcantara, trainerja e Kim Kardashian ka zbuluar për ‘Daily Mail’ sekretin që fshihet pas formave të yllit botëror. Të gjitha ju që e pëlqeni Kimin dhe shihni te ajo format perfekte, tashmë keni mundësinë t’i arrini.
Sipas Melissës nuk janë operacionet, por stërvitja e fortë me pesha që kanë ndihmuar Kim të jetë kjo që është sot.
“Ajo zgjohet që në 4 të mëngjesit dhe kurrë nuk dorëzohet. Ushqehet shumë shëndetshëm dhe nuk heq dorë nga fibrat”, -ka thënë më tej trainerja. Pra çelsi qenka palestra dhe ushqimi, për një trup si të Kim Kardashian./revistawho.com