Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell! 19/02/2026
Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate 19/02/2026
“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha 19/02/2026
“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm… 19/02/2026
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit! 19/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Trajtimi bimor për flokë të fortë, të shëndetshëm e plot shkëlqim: Si ta përdorni?

03/05/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Trajtimi bimor për flokë të fortë, të shëndetshëm e plot shkëlqim: Si ta përdorni?

Përgatitja e maskës së flokëve me spec djegës, është një mënyrë shumë efikase për t’u dhënë atyre dendësinë dhe shkëlqimin e humbur.





Speci djegës përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës dhe parandalon rënien e flokëve.

Megjithatë, në disa raste speci djegës mund të shkaktojë irritim të lëkurës, ndaj AgroWeb.org rekomandon ta provoni një sasi të vogël e nëse vëreni alergji mos e vijoni këtë kurë.


Vlerat e specit djegës për shëndetin e flokëve

Speci djegës përmban kapsaicinë, një përbërës që nëse përzihet me alkolin përshpejton procesin metabolik në nivel qelizor.

Rrënjët e flokut marrin ushqyesit e munguar dhe oksigjenin që nxit rritjen e tyre.

Speci i djegës është shumë i pasur me vitamina dhe minerale.

Ai përmban: vitaminat A, C, B6, B3, B1 dhe K.

Speci djegës është i pasur edhe me kalium, magnez, hekur, acide yndyrore, mangan dhe acid folik.

Sipas të dhënave nga eunatural.com të cilave i referohet AgroWeb.org, këto vitamina dhe minerale rigjenerojnë qelizat e dëmtuara, rrisin flokët, ushqejnë qelizat me më shumë oksigjen dhe ruajnë strukturën e flokut.

Maska me spec djegës për shëndetin e flokut

Përdorimi i kësaj maske forcon rrënjët e flokut dhe përshpejton rritjen e tij.

Maska me spec të kuq eliminon zbokthin dhe rikthen në normalitet procesin e rigjenerimit të qelizave.

Me përdorimin e saj dhe në varësi të individit, flokët mund të rriten deri në 4 cm në muaj.

Vishni doreza dhe priteni një spec të kuq djegës në copa të vogla dhe përziejini ato me një gotë me alkol të pastër.

Mbajini përbërësit në një kavanoz qelqi dhe në një vend të errët për 3 javë.

Më pas kullojeni lëngun dhe hiqni të gjitha copat e specit.

Merrni një lugë gjelle me lëngun e specit dhe treteni në 10 lugë gjelle me ujë.

Përdorimi i kurës me spec djegës

Aplikimi i tretësirës në flokë kërkon kujdes të veçantë.

Në javët e para, kjo maskë duhet përdorur në sasi të vogla.

Me të duhet të lyeni vetëm pjesën e rrënjëve dhe më pas ta masazhoni kokën me lëvizje rrethore.

Pas vendosjes së maskës, mbështillini flokët me kapuç dushi dhe me peshqir.

Maska duhet përdorur dy herë në javë por nëse përjetoni një ndjesi të fortë nxehtësie e të padurueshme ndaloni menjëherë së përdoruri.

Pas aplikimit të maskës dhe mbajtjes së saj për 15 minuta, ju mund të lani flokun me shampoo.

Kjo tretësirë mund të ruhet për rreth një vit në vend të errët, por  trajtimi me të duhet të zgjasë vetëm për 2 javë.

Nëse nuk keni alkol, copat e specit mund t’i përzieni me vaj ullliri por në këtë rast efekti në flokë nuk do të jetë aq stimulues./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
“Si kërnackë”, komenti i Besit në foton e 8 viteve më parë të Klajdi Harunit do ju bëjë të qeshni shumë

“Si kërnackë”, komenti i Besit në foton e 8 viteve më parë të Klajdi Harunit do ju bëjë të qeshni shumë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera