Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Trajtimi me niseshte dhe vezë largon çdo papastërti nga fytyra

05/08/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Trajtimi me niseshte dhe vezë largon çdo papastërti nga fytyra

Nëse më parë i keni bashkuar në gatime këta përbërs për të formuar brumin e shijshëm e të butë të ëmbëlsirave apo piteve, në artikullin e sotëm niseshtenë vezën dhe sheqerin do t’i përdorim për kujdesin ndaj vetes.





Për të larguar çdo papastërti, pushin e fytyrës, pikat e zeza apo shenjat e akneve trajtimi që ju sugjerojmë sot është ideali.

Vezët përmbajnë proteinë dhe ushqejnë fytyrën me yndyrna të mira.


Ato gjithashtu largojnë papastërtitë duke depërtuar thellë në lëkurë.

Niseshteja dhe sheqeri nga ana tjetër largojnë shenjat irritimet, skuqjet dhe djegiet nga dielli.

Me disa lëvizje fare të thjeshta do të keni shumë shpejt fytyrë të pastër e më të bardhë.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të kësaj maske me tre përbërës për të përfituar lëkurë më të bardhë e të shëndetshme.

Përbërësit

1 e bardhë veze

1 lugë gjelle niseshte

1 lugë çaji sheqer

Përgatitja

Për të relizuar këtë trajtim zgjidhni një enë të thellë hidhni të bardhën e vezës dhe rriheni derisa të formohet shkuma e zakonëshme.

Më pas shtoni niseshtenë bashkë me sheqerin duke përzier me lugë.

Vendoseni në fytyrë të pastër dhe në qafë duke e lënë të thahet për 10-15 minuta.

Kur të ndjeni se maska është tharë fërkojeni lëkurën me duar për të hequr maskën plotësisht.

Me këto lëvizje rrethore do të largoni pushin e fytyrës dhe papastërti të tjera.

Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe lyejeni me një krem hidratues.

Këtë trajtim rekomandohet ta bëni një herë në javë pasi dilni nga dushi sepse poret e lëkurës janë të hapura dhe trajtimi mund të veprojë me thellë./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Rikthehet në muzikë pas 4 vitesh, a është ky ‘look-u’ i Zaiminës në videoklip?

Rikthehet në muzikë pas 4 vitesh, a është ky ‘look-u’ i Zaiminës në videoklip?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera