Të gjithë e njihni Hyrremin nga seriali “Sulejmani i Madhërishëm”. Aktorja me rolin e saj rrëmbeu zemrat e shqiptarëve dhe shumë vendeve ku u transmetua e po transmetohet seriali. Meryem Uzerli është shumë aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram aty ku para disa minutave ka postuar një foto që i habiti të gjithë. Aktorja me anë të një aplikacioni që tregon si do dukeni pas disa viteve, ka transformuar fytyrën e saj duke mos u njohur. “E ardhme” shkruan ajo përkrah fotos ku përveç komenteve duke qeshur, shihen edhe komente që e komplimentojnë aktoren dhe i shkruajnë se ajo është e bukur çfarëdo aplikacioni të përdorë./revistawho.com