Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Transformohet Xhesika Polo, këngëtarja tregon për operacionin e kryer dhe reagimin e familjes

15/08/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Transformohet Xhesika Polo, këngëtarja tregon për operacionin e kryer dhe reagimin e familjes

Nga Rudina Laka\Me shumë kilogramë më pak këngëtarja, Xhesika Polo nuk njihet me pamjen e re. Këngëtarja ka vendisur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje për heqjen e dhjamit e cila e ka ndihmuar të arrijë format e dëshiruara fizike.





Xhesika ka treguar për ‘revistawho.com’ detaje mbi këtë ndërhyrje, arsyet se përse e mori këtë vendim, vështirësitë e hasura pas operacionit si dhe reagimin e familjes.


(Foto përpara ndërhyrjes)

Në rrjetet sociale ke postuar video ku shfaqesh me shumë kilogramë më pak dhe ke treguar se i je nënshtruar një operacioni. Çfarë ndërhyrjeje ke kryer specifikisht?

Unë kam bërë ‘liposuction’ në pjesën e barkut dhe anesoreve, në brendësi të kofshëve dhe kurrizin, në ‘Dermo Life’. Si eksperiencë ishte shumë e bukur pasi rezultatin e shoh që tani edhe pse kanë kaluar vetëm 5 javë nga ndërhyrja dhe është akoma shpejtë për të parë rezultatin final.

Përse e more këtë vendim?

E mora këtë vendim sepse pas heqjes së ‘dopio gushës’ sinqerisht që ndjehesha shumë më mirë me veten dhe mendoj që ishte momenti i duhur për një ndryshim më të madh.

(Foto pas ndërhyrjes)

Ishte e dhimbshme si ndërhyrje?

Ishte e besdisshme javën e parë ose më saktë 4 ditët e para pasi isha e enjtur dhe mishi donte kohën e vetë për t’u shëruar. Ditën e katërt dola nga shtëpia, i hipa makinës dhe shkova në një event në të cilin isha e ftuar për të kënduar. Merret me mend se sa shpejtë jam rikuperuar. Unë e doja veten time dhe ashtu siç isha, por kjo ndërhyrje ishte dhe motivim për mua sepse tani që e shoh trupin tim në pasqyrë nuk guxoj të ushqehem keq dhe do të vrapoj për në palestër që ta mbaj këtë rezultat gjatë gjithë jetës.

Cili ishte reagimi i familjes lidhur me këtë vendim?

Familje ime më suporton për çdo gjë pasi e dinë që çdo vendim e marr të mirëmenduar. Gjithsesi mami ishte pak skeptike deri në momentin që erdhi vetë në klinikë dhe takoi Dr. Lida Hoxhën. Tani që shohin rezultatin nuk kanë më çfarë të thonë.

Sa kilogramë ke humbur në kaq javë?

Herën e fundit që u peshova para 2 javësh isha minus 9 kilogramë por isha akoma e enjtur. Rezultati final shihet në minimumi 3 muaj, kur shkon trupi në vend.\revistawho.com

Tags: operaciontransformohetxhesika polo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!
Breaking News

Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!

11/02/2026
Next Post
U tha se do të largohej nga ‘Portokalli’, reagon Kimikati

U tha se do të largohej nga ‘Portokalli’, reagon Kimikati








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera