• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Trashëgojmë traditën”, Bieta e ka gjetur tashmë asistentin e saj më të mirë në kuzhinë

Bieta Sulo ka ndarë momente të ndryshme gjatë periudhës së vetziolimit pranë njerëzve më të dashur të saj, Albanit dhe Kroit.

Fundjavat duket se moderatorja ka zgjedhur t’i kalojë në kuzhinë, aty ku dhe ka treguar se ka mësuar të hapë petët e byrekut siç duhet.

Megjithatë pas këtij momenti duket se detyra për të bërë byrekë i ka kaluar më të voglit të shtëpisë.

“Ndoshta prisnit herën time të tretë të bërjes së petëve, si shenjë perfeksionimi, por më duket se kemi ecur edhe më shumë, trashëgojmë traditën”, ka shkruar Bieta krah videos së fundit ku shfaqet Kroi duke bërë petët.

Me siguri Bieta nuk mund të gjente asistent më të mirë në kuzhinë se sa i vogli i saj, i cili duket se mëson gjithçka nga mami menjëherë./revistawho.com