Reperi Sean “P. Diddy” Combs po përballet me akuza të rënda nga tre burra që pretendojnë se janë sulmuar seksualisht prej tij. Sipas një ankesë të publikuar nga The Mirror, një prej paditësve, i cili mbetet anonim, pohon se është droguar nga Diddy dhe bashkëpunëtorët e tij përpara se të ndodhte incidenti i dyshuar.
Burri pretendon se, pasi ishte në gjendje të çorientuar, Diddy kishte deklaruar: “Ai është gati të festojë.”
Më tej, ai tregon se të nesërmen në mëngjes i ishin dhënë 2,500 dollarë nga një person që pretendonte se vepronte në emër të reperit dhe se ngjarja ishte regjistruar në vitin 2019.
Në përgjigje të këtyre pretendimeve, avokatët e reperit i cilësuan ato si “gënjeshtra të plota” dhe paralajmëruan masa ligjore kundër avokatëve që paraqesin akuza të rreme.
Këto akuza vijnë pas një morie padish të mëparshme ndaj Diddy-t. Në fund të vitit 2023, këngëtarja Cassie Ventura e akuzoi atë për sjellje të pahijshme seksuale, një padi që u zgjidh brenda një dite. Që atëherë, individë të tjerë kanë ngritur pretendime të ngjashme, ndërsa Diddy i ka mohuar të gjitha.