Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras 20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit! 20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba! 20/02/2026
Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë? 20/02/2026
Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin. 20/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Tre libra të rinj, Eskili, Sofokliu dhe Euripidi në prozë

25/02/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A

Tre libra të Janis Benekos kanë ardhur në shqip nga Llambro Ruci nën siglën e botimeve Dudaj. Bëhet fjalë për “Eskili në prozë”, “Sofokliu në prozë” dhe “Euripidi në prozë”. Eskili, poeti i parë i madh i Greqisë së Lashtë, luftëtar dhe këngëtar i lirisë së atdheut dhe i fitores së demokracisë mbi tiraninë, i patriotizmit dhe i së vërtetës. Edhe pse lëndën e mori nga mitologjia, ai mbrujti me të probleme të rëndësishme të shoqërisë së kohës: gdhendi shpirtra guximtarë dhe liridashës të përmasave të jashtëzakonshme, u ngriti himn qëndresës kundër dhunës e despotizmit dhe dinjitetit kundër nënshtrimit.





Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale të mëdha, nga e vërteta dhe drejtësia.

Euripidi shquhej për idetë e guximshme e përparimtare në veprat e tij, për realizmin dhe frymën aktuale e novatore. Tragjeditë e tij u bënin jehonë problemeve të ditës; ai e shndërroi teatrin në një arenë politike e filozofike. Si një studiues i shkëlqyer i shpirtit njerëzor, me lirizëm të gjallë, Euripidi shprehte në veprën e vet pasione tronditëse përmes shqyrtimit kritik të ideve tradicionale dhe formave të  reja artistike, realizuar me mjetet shprehëse novatore të dramës e të muzikës.


Leximi i poezisë dramatike të Eskilit, Sofokliut dhe Euripidit, që shijohen e studiohen prej shekujsh në mbarë botën, kërkon përgatitje kulturore dhe njohje të mitologjisë e të historisë antike, çka arrihet me mund dhe në një moshë të caktuar. Por në traditën letrare të botës, për të përqasur edhe të vegjëlit me kryeveprat e lashtësisë, për t’ua bërë të lehtë hyrjen në mrekullinë e poetëve të pavdekshëm, për të zgjuar kënaqësi estetike dhe formim artistik, përdoret paraqitja në prozë, siç ka bërë me besnikëri, me shumë shije, freski dhe përkushtim Janis Benekos.

Tags: esklieuripidilibraprozesofokliu
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Next Post
Kesha thyen heshtjen pasi humbi gjyqin

Kesha thyen heshtjen pasi humbi gjyqin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera