Cardi B ka ndezur rrjetin pasi gjatë një “live”-i në Instagram zbuloi diçka që askush nuk e priste nga një super yll – rutina e saj e flokëve ka qenë… zero për muaj të tërë.
Gjatë videos, reperja tregoi me humor se flokët e saj natyralë nuk kanë parë ujë prej shumë kohësh.
“Nuk i kam larë për rreth dy muaj,” – tha ajo me të qeshur, por më pas shtoi se mund të jenë bërë edhe tre.
Dhe si gjithmonë, Cardi nuk la pa shtuar një batutë epike që e bëri internetin të shpërthejë:
“Ka gjasa që kam të gjitha llojet e vezëve të gjarprit, mushkonjave, gjithçka këtu brenda,” – shtoi Cardi me humor, duke treguar në kokë.
Pavarësisht “avejnturës” me flokët, 33-vjeçarja siguroi fansat se rikthimi në rutinën e kujdesit po vjen:
“Do ta vajos skalpin, nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë, do t’i laj dhe të mërkurën do t’i bëj gërsheta.”
Deklaratat e saj morën dhenë në X, ku ndjekësit u ndanë mes shokut, kritikave dhe memeve – të gjithë njësoj të lumtur për “momentin tipik Cardi”.
Ndërkohë, drama e jetës private të artistes vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ish-bashkëshorti i saj, Offset, foli sërish për ndarjen e tyre 7-vjeçare, duke pranuar gabimet e tij:
“Absolutisht nuk isha perfekt në atë situatë. Bëra shumë gabime,” – u shpreh ai, duke shtuar se edhe Cardi kishte pjesën e saj të përgjegjësisë.
Të dy duket se po hapen më shumë se kurrë publikisht, dhe fansat tashmë pyesin: është ky fillimi i një ribashkimi… apo thjesht faza e reflektimit?
Një gjë është e sigurt: Cardi di si të mbajë vëmendjen – edhe kur bëhet fjalë për flokët!








