Gazetari Arian Çani ka rrezikuar jetën nga pirja e hashash-it. Këtë episod nga jeta e tij, ai e ka rrëfyer në emisionin “Zonë e Lirë”, ndërsa kishte të ftuar reperin Stresi. Përgjatë intervistës në emision biseda mes të dyve është ndalur në kultivimin e hashashit në të gjithë Shqipërinë. Siç shkruan “Opinion”, ka mjaftuar pikërisht kjo bisedë, që ai të tregojë një pjesë të vogël të kësaj historie që ai kohë më parë kishte përjetuar. “Edhe unë kam pirë një herë hashash dhe atëherë për pak sa nuk më zuri gjumi në timon dhe të bëja aksident me makinë”, u shpreh Çani në lidhje më këtë fakt.