⸻
DASHI
Sot do të përjetoni një ditë të veçantë, ku njerëzit pranë jush do të përpiqen t’ju kënaqin në maksimum. Mos harroni të tregoni mirënjohje dhe respekt për përkujdesjen e tyre. Nëse dikush e kalon kufirin e durimit tuaj, do ta shihni qartë kush vërtet ju vlerëson dhe kush jo.
DEMI
Shqetësimet lërini mënjanë, përndryshe nuk do të arrini qetësinë që ju nevojitet për të marrë vendime të drejta. Mos u ndikoni nga paragjykimet e të tjerëve. Mjafton vullneti juaj për të çuar gjërat përpara dhe për të arritur rezultatin që dëshironi.
BINJAKËT
Do të keni mundësinë të spikatni duke dalë nga rregullat e zakonshme. Kjo është dita për të treguar aftësitë tuaja pa frikë nga konkurrenca. Përballjet do të jenë të forta, por nga kjo do të varet edhe nëse do të fitoni një rol drejtues apo një mundësi të madhe profesionale.
GAFORRJA
Mos prisni që mundësitë t’ju vijnë në derë — veproni tani. Keni pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, por shpesh e keni lënë pas dore. Kjo është koha e duhur për të treguar vlerën tuaj dhe për të mos lënë që rastet t’ju ikin nga duart.
LUANI
Nëse keni një detyrë të rëndësishme për sot, përqendrohuni ta përfundoni siç duhet. Përndryshe, do të dëgjoni kritika që mund të shmangeshin lehtësisht. Disa paragjykime ndaj jush nuk do të zhduken menjëherë, ndaj përdorni zgjuarsinë për të mos marrë mbi vete peshën e panevojshme.
VIRGJËRESHA
Synimet tuaja për të ardhmen janë të vështira, por jo të pamundura. Sot keni mundësinë të mbështeteni tek ata që kanë qenë gjithmonë pranë jush. Falë tyre, do të gjeni edhe kuptim tek marrëdhëniet që deri tani i keni marrë si të mirëqena.
PESHORJA
Një person që ju ka lodhur prej kohësh duket se po largohet nga jeta juaj. Mos e humbni qetësinë dhe tregohuni të vendosur në qëndrimin tuaj. Nëse flisni hapur dhe bindshëm, do të kuptojë se nuk ka më rrugë tjetër.
AKREPI
Rifillimi është opsioni më i mirë për ju sot. Nëse vazhdoni me të njëjtat mendime dhe paragjykime, gabimet do të përsëriten. Mos lejoni që krenaria të pengojë marrëdhëniet tuaja me njerëzit e afërt. Besimi fitohet me veprime, jo vetëm me fjalë.
SHIGJETARI
Respekto ata që e kanë treguar veten me vepra. Ju nuk jeni mbi askënd, jeni të barabartë. Sot është dita për të treguar mirënjohje dhe respekt, sepse nesër mund të vijë koha që do të jeni ju që do të kërkoni ndihmë. Hakmarrja nuk është rruga juaj.
BRICJAPI
Sot nuk është dita për të qenë egoist. Një premtim që keni bërë ndaj familjes, sidomos për fëmijët apo nipërit e mbesat, duhet mbajtur me çdo kusht. Objektivat e ditës mund të ndryshojnë, por mos e lini pas dore atë që keni premtuar.
UJORI
Është momenti të mendoni seriozisht për të ardhmen. Nuk mund ta shtyni më vendimin që duhet marrë. Të tjerët mund t’ju japin mendime të ndryshme, por në fund zgjedhja është vetëm e juaja. Mos e nënvlerësoni peshën e këtij momenti.
PESHQIT
Sot tregohuni të kujdesshëm në çdo hap. Vendimet e nxituara mund t’ju sjellin pendim. Përjetimet e reja që po ju vijnë mund të jenë emocionuese, por mos humbni qetësinë. Largohuni nga situatat që nuk ju japin asnjë përfitim dhe përqendrohuni tek ajo që ka më shumë vlerë për ju.








