Sherri i ndodhur mes Damianos, Ervinit dhe Olsit u përfol shumë sepse situata degradoi deri aty sa Ervini dhe Olsi i pështynë Damianos. Si dënim për këtë gjest ata kaluan menjëherë në televotim dhe gjithashtu vuajtën dënim duke qëndruar vetëm për tre ditë në shtëpinë e beqarëve. Por mbrëmja e sotme ishte vendimtare. Në nominim ndodheshin të tre së bashku me partneret respektive dhe Benard e Xheni. Por betejën në fund e humbi Ervini. Ai dhe Sidrita ishin më të votuarit nga publiku për të dalë. Vendimi i komunikuar nga Arbana ishte i pabesueshëm për Ervinin i cili e pyeti Sidritën nëse Arbana tha emrin e tyre. Më pak të votuarit për të dalë ishin Olsi dhe Fiorentina, më pas Benard dhe Xheni. Damiano e Armela dhe Ervin dhe Sidrita u vunë përballë njëri tjetrit, por këta të fundit u eliminuan./revistawho.com