Harry Styles ishte “viktima” e radhës e trendit që po ndodh në koncerte, ku fansat i hedhin sende në skenë artistëve. Ai është goditur në sy teksa po ecte në skenë.
Kjo ‘kulturë’ e hedhjes së sendeve do të ‘vrasë’ koncertet dhe festivalet duke i bërë më të shtrenjta dhe më të mbyllura”, shkruan një përdorues në rrjetet sociale.
Nuk është hera e parë që Styles është shënjestër e një incidenti të tillë pasi edhe në vitin 2022 i ndodhi dicka e ngjashme teksa performonte në skenë.
Javët e fundit ka patur incidente të ngjashme në koncertet e disa këngëtarëve, por më i rëndi ishte ai ku këngëtarja shqiptare Bebe Rexha mbeti e dëmtuar në sy.








