Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Tri pyetje zbulojnë: A mund të ketë sukses lidhja me një mashkull më të ri se vetja?

28/09/2016
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Tri pyetje zbulojnë: A mund të ketë sukses lidhja me një mashkull më të ri se vetja?

Pyetjet që do të zgjidhin dilemën a është ai mashkulli i vërtetë për ju. Keni njohur një djalosh të mrekullueshëm – të bukur, inteligjent, të këndshëm, mirëpo disa vjet më të ri? Mendoni a ka kuptim të vazhdoni çfarëdo lidhjeje qoftë, sepse dallimi në moshë mund të thotë edhe qëllime dhe plane të tjera. Për t’ju gëzuar që lidhja (serioze) me mashkullin më të ri mund të ketë sukses, patjetër që më parë duhet të merrni parasysh edhe përgjigjet këtyre tri pyetjeve, transmeton Telegrafi.





A keni plane të ngjashme për të ardhmen?

Kjo është njëra ndër pyetjet më të rëndësishme në çdo lidhje, pa marrë parasysh dallimin në moshë, posaçërisht nëse lidhja bëhet serioze. A dëshironi të keni fëmijë? Ku dëshironi të jetoni? A e mendoni karrierën në vend të parë?


Sa më parë që të mësoni përgjigjet këtyre pyetjeve, do të ketë më pak vend për t’u zhgënjyer dhe do të mësoni a mundeni me të ndonjëherë të planifikoni diçka. Pa marrë parasysh se sa është më i ri se ju, mbase edhe ai ka qëllime të njëjta si edhe ju, madje që tani. Është me rëndësi që sinqerisht të bisedoni dhe të mësoni a keni gjëra të përbashkëta dhe a mund të planifikoni bashkërisht.

A është mjaftueshëm i pjekur?

Dallimi në moshë nuk ka rëndësi, nëse i zgjedhuri juaj është mjaftueshëm i pjekur dhe mund t’ju ndjekë intelektualisht. Vitet vërtet mund të jenë vetëm numër, nëse personi që keni pranë ka interesime dhe plane të ngjashme dhe është më i pjekur se sa që tregojnë vitet e tij.

Nëse edhe psikikisht ju përshtatet perfekt dhe keni plane për të ardhmen, numri i viteve fare të mos ju nevrikosë dhe fare mos u merrni me to.

Çfarë janë reagimet e miqve dhe e të të afërmve?

Është më i ri dy apo tre vjet? Natyrisht, askush nuk do t’i vërejë. Mirëpo, nëse dallimi në moshë është një decenie, reagimet mund të jenë goxha të vrullshme. A duhet të brengoseni rreth kësaj?

Jo posaçërisht, sepse megjithatë kjo është jeta juaj dhe ju dini se çfarë ju pëlqen dhe çfarë ju përgjigjet. Mirëpo, mos i injoroni gjithmonë këshillat e miqve, megjithatë ata jua dëshirojnë më të mirën. Mbase ata shohin diçka që ju nuk keni mundur të shihni. /Telegrafi

Tags: i vogelmashkull
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Ja përse femrat shkojnë bashkë në WC!

Ja përse femrat shkojnë bashkë në WC!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera