Reperi Unikatil ka ndarë një dedikim emocionues për vëllain e tij, i cili humbi jetën disa ditë më parë në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur dhimbjen e tij dhe thekson lidhjen e ngushtë që kishte me të. Unikatil e konsideronte vëllanë si shokun e tij më të ngushtë dhe theksoi se e donte më shumë se veten.
“Një dhe i vetmi. Ty që ke qenë gjithmonë aty për mua. Ty që të kisha jo vetëm vëlla, por edhe shokun më të mirë. Ti më doje më shumë se veten dhe unë ty njësoj. Gjithmonë i buzëqeshur, pozitiv dhe sypatrembur. Trimi im! Edhe në momentet e fundit ke thënë të mos më tregonin mua sepse kishe frikë se do pësoja aksident duke u nxituar për të ardhur tek ti. Përjetove gjëra që disa nuk do mund t’i përjetonin as për qindra jetë, vetëm në ëndrra. Zemra ime u thye në miliarda copa,” shkroi ai.
Reperi e mbyll mesazhin me fjalë të ndjera për vëllain dhe informacion për ceremoninë e lamtumirës, e cila do të mbahet të enjten, më 6 mars 2025, në orën 9:00 në restorantin Fenix në Klinë.
Pas ceremonisë, varrimi do të bëhet në varrezat e kishës së Gjurakocit në ora 13:00.








