Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën 05/01/2026
Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh!  05/01/2026
Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf… 05/01/2026
Pse u keqkuptua komenti i Luizit? Kiara reagon ndaj zhurmës online: “Nuk kam nevojë për…” 05/01/2026
Alba rrëzohet për herë të tretë brenda shtëpisë së BBVK! 05/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Trishtimi i një sezoni bosh – Nga Flavio Qarri

04/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Trishtimi i një sezoni bosh – Nga Flavio Qarri

Vera e 2016-tës do të mbahet mend si vera më bosh në historinë shqiptare. Edhe kur ka qenë gjallë Skendërbeu me siguri do të ketë pasur më shumë aktivitete. E vetmja gjë që është ofruar ka qënë ardhja e Dua Lipës dhe kaq. Sigurisht ka qenë dhe Chris Brown, por me 3000 euro tavolina unë nuk do kisha shkuar edhe sikur të isha djali i çiftit hipotetik Adriatik Llalla dhe Ardian Fullani. Fakt është që nëse ka pasur një aktivitet artistik gjatë 2016-tës ai është dhe do të mbetet koncerti i grupit “Gjurmët” në Tiranë. Dhe zbulimi gjatë dhe pas atij koncerti ishte mahnitës. I provuam vetes e kujtdo që nuk kemi qenë të përgjëruar për tallava. Treguam që nuk ka nevojë për shalë e bythë që të quhet muzikë. Dhe zbuluam që dikur paskemi pas marrë vesh nga muzika. E preferuara ime nga ajo natë mbetet “Një grusht qershi”, e interpretuar nga Dren Abazi. Por shijet janë personale. Ajo çka është universale mbetet mungesa e një aktiviteti tjetër të ngjashëm. E një shfaqjeje shije dhe klasi kombëtar e shqiptar. Dhe ju lutem, mos m’i quani aktivitete ftesat e këngëtarëve nëpër mejhane plazhi. Apo më keq akoma kur i quajnë “turne”…hapu dhe’. Pjesëmarrja e frikshme në shifra te turneu i “Portokalli” apo “Maratona e Këngës” vërteton urinë e tmerrshme të publikut për art. Por ashtu si ndodh me ne barkderrët, nëse të merr shumë uria, nuk pyet më se çfarë ha. Unë jam tifoz i faktit që artistët dhe producentët duhet të bëjnë para. Madje milionerë po mundën. Por na servirni ndonjë gjë tamam, dhe jo fast food artistik. Paratë aty janë.





Sqarim: Gjithçka shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.


Tags: Flavio QarriVera
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Si ta shndërroni një kuti kartoni në kosh për rrobat (VIDEO)

Si ta shndërroni një kuti kartoni në kosh për rrobat (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera