Gjatë emisionit “Opinion” që po transmetohet në këto momente, drejtuesi i emisionit “STOP” Saimir Kodra bëri një deklaratë tronditëse ku u shpreh se kishte patur presione për të mos publikuar video-skandalin seksual të kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Ai nuk e saktësoi se cilët ishin personat që i kishin bërë presion.
Megjithatë u shpreh se pavarësisht këtyre presioneve, ai e publikoi videon dhe e kondsideroi si një luftë që do t’i shkonte deri në fund.