Një foto tronditëse e Liam Payne, disa orë para vdekjes së tij në Argjentinë, është publikuar nga Daily Mail.
Në pamjet e marra nga CCTV në hotelin CasaSur Palermo, këngëtari shihet i mbajtur nga tre punonjës, që e ndihmojnë të shkojë në dhomën e tij pas asaj që ata kanë raportuar si “sjellje e dhunshme”.
Pyetje janë ngritur përse punonjësit nuk thirrën ambulancën, pasi panë gjendjen e tij. Vetëm pak orë më vonë, Payne kreu vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni i dhomës.
Raporti toksikologjik tregoi praninë e “alkoolit, kokainës dhe antidepresantëve” në sistemin e tij. Rënia rezultoi fatale, duke shënuar një fund tragjik për yllin e njohur të muzikës.