Lord Ivar Mountbatten, kushëriri i mbretëreshës Elizabeth II të Anglisë, është i pari anëtar i familjes mbretërore britanike që ka pranuar homoseksualitetin e tij.
Në një intervistë për ‘The Mail on Sunday’, Mountbatten, 53 vjeç i cili është i divorcuar dhe ka tre fëmijë, ka treguar edhe partnerin e tij, James Coyle 54 vjeç me të cilin është njohur në një taksi.
Mountbatten i kishte shpjeguar gruas së tij para se të martoheshin se ai ishte biseksual:
‘’I kam thënë se isha biseksual dhe se ndjeja atraksion për të dyja gjinitë. Ajo ishte e kuptueshme me mua dhe për këtë do t’i jemë gjithmonë mirënjohës.’’