Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të ndash është të duash”, Sara Karaj na dha një mesazh të veçantë këto festa! 04/01/2026
“E dua…”/Ç’po ndodh? Miri në lot pasi e ndanë nga krevati me Selin 04/01/2026
Gruaja e Mirit reagon për herë të parë pas videos me Selin 04/01/2026
Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri 04/01/2026
“E kam njohur jasht…”/ Brikena sqaron deklaratën e famshme: A ka qenë ndonjëherë në lidhje? 04/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Tronditet Vlora, minorenët përdhunojnë në oborrin e shkollës dy fëmijë

05/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Tronditet Vlora, minorenët përdhunojnë në oborrin e shkollës dy fëmijë

Qyteti i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë e shënuar pasditen e së shtunës. Dy djem kanë përdhunuar dy fëmijë, ndërsa i kishin mashtruar gjatë lojës së përbashkët me ta. Autorët janë njëri 14 vjeç dhe tjetri 11 vjeç, ndërsa pre e tyre ranë dy djem të moshës 6-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, në lagjen “15 tetori”, në periferi të qytetit të Vlorës, kur dy të mitur, siç lajmëron Policia, njëri 14 vjeç dhe shoku i tij 11 vjeç, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dy fëmijë 6-vjeçarë. Fëmijët ishin duke luajtur me njëri-tjetrin në ambientet e oborrit të shkollës të kësaj lagjeje, pasi ishte ditë pushimi. Pasi kanë luajtur në oborrin e shkollës ka qenë djali më i madh në moshë, 14-vjeçari me iniciale F.N., i cili ka kapur me dhunë dy fëmijët 6- vjeçarë që ndodheshin pranë tyre. Në ndihmë të tij ka shkuar edhe shoku më i vogël, 11-vjeçari me inicialet V.R. Pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të vegjëlve dhe kanë realizuar përdhunimin e tyre, dy djemtë më të rritur janë larguar me vrap për në lagjen e tyre. Ndërkohë, dy fëmijët kanë shkuar në shtëpi duke qarë dhe kanë arritur të tregojnë se çfarë u ka ngjarë. Të alarmuar prindërit kanë kuptuar se fëmijët ishin bërë pre e dhunuesve dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Vlorës. Nga ana e saj, Policia e Vlorës nuk e ka pasur të vështirë gjetjen e dy shokëve, të 14-vjeçarit dhe 11- vjeçarit, dhe më pas i ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës. Pasi i ka marrë në pyetje ka bërë arrestimin e 14-vjeçarit F.N, ndërsa për 11- vjeçarin, çështja e tij i është lënë Gjykatës së Vlorës për të mitur që të vendosë për të. Mësohet se dy djemtë, autorë të përdhunimit të të miturve, janë banorë të qytetit të Vlorës dhe jetojnë në lagjen “Partizani”. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se 14- vjeçari dhe 11-vjeçari shkonin shpesh në lagjen “15 tetori”, aty ku banonin edhe dy djemtë 6-vjeçarë. Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton që ata të kenë kryer veprime të ngjashme të tjera me fëmijë të tjerë. Këtë fakt e konfirmon policia, bazuar në mungesën e denoncimeve të mëparshme. Nga ana e grupit hetimor po kërkohen informacione për veprimet e dy djemve dhe në lagjen ku jetojnë, për të parë nëse kanë ngacmuar apo abuzuar dhe aty me djem apo vajza të mitura. Në njoftimin e saj zyrtar, Policia e Vlorës deklaroi se “Më datë 03.12.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi F.N., vjeç 14, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ‘15 Tetori’, në bashkëpunim me shtetasin V.R., vjeç 11, banues në Vlorë, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me dy shtetas të mitur, 6 vjeç, banues në Vlorë”. /Panorama/





Shënim i redaksisë: Imazhi që është përdorur në lajm është foto ilustruese


Tags: perdhunimte miturvlore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të ndash është të duash”, Sara Karaj na dha një mesazh të veçantë këto festa!
Breaking News

“Të ndash është të duash”, Sara Karaj na dha një mesazh të veçantë këto festa!

04/01/2026
“E dua…”/Ç’po ndodh? Miri në lot pasi e ndanë nga krevati me Selin
Breaking News

“E dua…”/Ç’po ndodh? Miri në lot pasi e ndanë nga krevati me Selin

04/01/2026
Gruaja e Mirit reagon për herë të parë pas videos me Selin
Breaking News

Gruaja e Mirit reagon për herë të parë pas videos me Selin

04/01/2026
Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri
Breaking News

Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri

04/01/2026
“E kam njohur jasht…”/ Brikena sqaron deklaratën e famshme: A ka qenë ndonjëherë në lidhje?
Breaking News

“E kam njohur jasht…”/ Brikena sqaron deklaratën e famshme: A ka qenë ndonjëherë në lidhje?

04/01/2026
Banorja e BBVK rrëfen periudhën e vështirë: Babi na dhunonte, kur zbulova “OnlyFans” më ndryshoi jeta!
Breaking News

Banorja e BBVK rrëfen periudhën e vështirë: Babi na dhunonte, kur zbulova “OnlyFans” më ndryshoi jeta!

03/01/2026
Next Post
Aeroporti i Tiranës me çmimet më të larta të biletave në rajon në prag festash

Aeroporti i Tiranës me çmimet më të larta të biletave në rajon në prag festash








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera