E ftuar në ‘Thumb’, sportistja e njohur, Dorina Mema ka zbuluar se cilat janë trupat më të bukur shqiptarë. “Më pëlqen Ledri Vulaj, Alban Ramosaj, Dafina Zeqiri me aq sa kam parë në një videoklip por dhe Poni, ajo është bërë dhe nënë”, shprehet Dorina. Bukuroshja ka rrëmbyer plot pesë trofe në karrierën e saj dhe duket se ka vendosur të heqë dorë, për të vazhduar në rolin e juristes.







