“E boj Nxehtë” ka qënë bashkëpunimi i njërit prej antarëve të grupit “Kaos”, Vig Poopa dhe Tunës, i cili u kthye në një hit shumë të sukseshëm në momentin që doli në treg. Pak kohë më vonë marrëdhëniet e tyre u prishën saqë filluan ofendime të ndryshme reth projekteve të tyre muzikore. Mesa duket Tuna dhe Vig Poppa i kanë lënë pas mosëmarrveshjet për t’u rrikthyer sëbashku në një projekt të ri ndoshta duke ripërsëritur suksesin e dikurshëm. Ata kanë filluar realizimin e klipit që pritet të lançohet brenda këtij muaji. Sa do të jetë I suksesëm ky bashkëpunim apo jo, pritet ta shohim.