Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna, ka thyer heshtjen, duke rrëfyer pjesë të sinqerta nga jeta personale dhe karriera, në një intervistë për “The Dalina Show”. Në një fragment të publikuar në rrjetet sociale, artistja nga Shkupi u ndal për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ndarja nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha.
“Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson.”, u shpreh Tuna.








