Tuna e ka vërtetuar prej kohësh se kur bëhet fjalë për modë dhe guxim është në rreshtin e parë. Pasi shijoi ardhjen në jetë të djalit të saj të dytë, Zen, këngëtarja ka nisur të zbulojë ngadalë të gjitha momentet që ka shijuar gjatë pritjes së ëmbël. Dje ajo ka publikuar disa foto të tjera teksa ka qenë 35 javëshe shtatzënë.
Me një xhaketë të gjatë në ngjyrë bezhë, çizmet kafe dhe buzëqeshjen e madhe në fytyrë, Tuna ka pozuar për të ruajtur kështu çdo moment të vyer më vogëlushin në bark.
E guximshme në stil dhe ngjyra, Tuna sapo ju dha ca ide për fotot tuaja të radhës nëse po shijoni si ajo pritjen e ëmbël, (sidomos kur jeni një mam çunash)./revistawho.com









