Gjërat mes Tunës dhe Patrisit duket se po shkojnë drejt përkeqësimit. Pasi u raportua se ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe se nuk shihen prej kohësh bashkë, Prive.al ka mësuar se Tuna ka lënë qytetin e Prishtinës, ku jetonte me Patrisin, për t’u zhvendosur drejt Shkupit, qytetit të saj. Nëse kjo është definitive, nuk dihet. Tuna dhe Patris u martuan në Janar të 2017 dhe në Maj të po këtij viti u bēnë prindër për herë të parë.







