Ai është producent, moderator, këngëtar por së shpejti duket se do të bëhet edhe bashkëshort. Të paktën këtë ka thënë Turjan Hyska në një intervistë për gazetën “Panorama”. Ai ka shprehur vlerësim për punën e Orindës si prezantuese ndërsa pyetjes nëse kanë bërë plane për martesë i është përgjigjur: “Pyesni Orindën, unë gati jam”. Turi së fundmi ka publikuar një këngë të re, por sqaron se nuk ka pretendime për një karrierë në muzikë.