Turjan Hysko ka vendosur të trazojë skenën televizive me një paralajmërim të papritur. I ftuar në “Zgjohu me MCN”, producenti që ka diktuar humorin shqiptar për më shumë se një dekadë, foli për projektin e tij të ri kinematografik “Kazerma”, por ishte një tjetër detaj që i bëri të gjithë të vënë veshin.
Mes bisedës për tregun e medias dhe ritmin e shpejtë me të cilin konsumohen formatet, Turi u tregua i drejtpërdrejtë për jetën e një programi në ekran. “Produktet televizive nuk duhet të jenë me jetëgjatësi të madhe, sepse konsumohen. Produktet e mira nuk duhet të zgjasin më shumë se tre vite,” tha ai, duke theksuar se publiku dhe koha diktojnë çdo lëvizje.
Por momenti që ndezi rrjetin erdhi kur ai foli për të shumëpërfolurin rikthim të “Apartamentit 2XL”. Turi pranoi se nostalgjia e publikut do të plotësohet… por jo ashtu siç e mbajnë mend.
Duke reflektuar mbi rrugëtimin e tij në televizion, ai shtoi: “Rrugëtimi në televizion ka veçantinë e vet dhe ka pasur gjithmonë sukses, por jo gjithmonë të njëjtin sukses… Produktet e mira nuk duhet të zgjasin më shumë se tre vite… Sa i takon rikthimit të ‘Apartamentit 2XL’, do ta rikthej edhe një herë, por jo në të njëjtin format.”
Tani mbetet vetëm të shihet se çfarë versioni i ri do të shfaqet në ekran… dhe sa shumë do të ndryshojë nga origjinali që publiku adhuronte.







