Fill pas ardhjes në jetë të Atarës, Turjani dhe Orinda ndanë fotot e para me të bijën, duke mos e mbajtur aspak privat këtë moment special.
Në një intervistë ekskluzive për revistën Who, dyshja ka treguar se publikimin e fotos nuk e menduan fare.
Ajo që ne na pëlqeu më shumë ishte fakti që Atara nuk qëndroi e fshehur, nuk publikuat as dorën as këmbën, por babi Turi publikoi foton e parë të plotë me bebin në krahë. Ishte vendim që e diskutuat mes jush? Ishit të dy dakord që vajza të bëhej publike, ndryshe nga personazhe të tjerë që nuk publikojnë foto të fëmijëve?
Turjani – Publikimin e fotos së vajzës nuk e kishim diskutuar fare. Madje, Orinda mes miqve të afërt përherë pyeste si të më mbushte mendjen mua që ta publikonim. Nuk doja ta ndaja me botën vajzën, por kur Orinda lindi, vjen mamia dhe më thotë: A e ke parë vajzën? Jo, i thashë. Se unë nuk dija as a kishte lindur, meqë procesi zgjati shumë pak. Ma solli dhe ma la në duar, pastaj më kërkoi telefonin dhe më bëri foto me të. Unë kisha vendosur që derisa të kalonin disa ditë nuk do ta merrja në duar vajzën sepse kisha merak dhe frikë, por kur u shkrep ajo foto u ndjeva i fuqishëm, shumë i fuqishëm. Dhe thjesht e ndjeva në atë moment se gjithë bota duhet ta dinte që vajza erdhi. Aq ishte, e publikova. Isha shumë i lumtur.
Për më shumë lexo:/revistawho.com
https://revistawho.com/ekskluzive-orinda-dhe-turi-me-ataren-eshte-cdo-dite-feste/







