Mbrëmjen e kaluar, Drenusha mori një surprizë emocionuese nga nëna dhe shoqja e saj në “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë këtij takimi, ato ndanë disa informacione rreth fëmijëve të saj, të cilat ngjallën jo pak diskutime.
Nëna e Drenushës tregoi se ish-partneri i saj, Atilla, nuk po lejon fëmijët të marrin pjesë në surpriza të organizuara për të brenda shtëpisë së Big Brother. Ndërkohë, shoqja e saj e ngushëlloi duke thënë: “Fëmijët janë mirë dhe të kanë dërguar të fala.”
Pas këtyre zhvillimeve, nuk vonoi shumë dhe Atilla reagoi, duke u shprehur: “Dado from USA. Kush je ti oj motër???”.
Ndërkohë, opinionistja dhe banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, reagoi mes lotësh ndaj situatës së krijuar. Ajo i bëri thirrje publike Atillës që të lejojë fëmijët të takohen me nënën e tyre, Drenushën.
“E kuptoj shumë mirë për Drenushën, e kuptoj mallin për fëmijët, kur je brenda asaj shtëpie. Gjithë agresiviteti yt në atë shtëpi, e gjithë forca që tregon, ky kombinim emocionesh që na ke dërguar nga ajo shtëpi, natyrisht që ka vetëm një emër: malli për fëmijët,” tha Olta.
Ajo shtoi se ky veprim i Atillës është i pajustifikueshëm dhe apeloi për reflektim:
“Unë dua t’i bëj thirrje babait të fëmijëve të Drenushës, që kjo që po bën nuk është e drejtë. Nuk gjej fjalë që të përshkruaj fuqinë e nevojshme për të ndaluar fëmijët të shohin nënën e tyre. I lutem Atillës, për të mirën e fëmijëve, të mos e pengojë këtë takim.”