Një nga çiftet më të njohura për publikun shqiptar, Sajmir Çili dhe Suela Kalaja po përfliten shumë në media për shkak të marrëdhënies së tyre shumë të tensionuar. Çifti i këngëtarëve prej kohësh është në procedura divorci, por duket se tashmë gjendja është tepër kritike sepse Sajmir Çili ka akuzuar bashkëshorten e tij për përdorim dhune dhe ka kërkuar urdhër mbrojtjeje. Së fundmi Kalaja ka reaguar me një status në Facebook ku falenderon të gjithë ata që ju gjendën afër dhe ironizon marrëdhënien e saj me bashkëshortin.
“Falenderoj Humanet, qe u shqetesuan per mua e mbi te gjitha per Engjellin tim Isea pasi moren vesh nje situate e divorc qe kish kohe qe eshte kryer e si ne Shqiperi do subosh dhe per shume kohe pasojat e mllefit e merise…. !!! Falenderoj dhe ke ne menyre te peshtire te nje situate tronditese, na i perplasi fuqishem dallgen e mbytjes njerezore…! !!!Na bete me te forta si mua dhe femijen tim se ne e duam Jeten e po luftojme per t’i qene pjese plot me dashuri e pa urrejtje!!…Jeta eshte e shkurter njerez , mos harroni te falni dhe ju dashuri… Ps. Falenderoj mbi te gjitha “Ate” ,(babain e perjetshem te femijes tim),qe “doren” qe e perkedheli per 19 vite , e konsideroi “shuplake” ne fund,sa per t’u endur gjygjeve…!!! Paqe e shendet mbi te gjitha! Perqafime!!!”, -shkruan ajo. Prej korrikut të 2016 këngëtarja po përballet me këtë akuzë, por akoma nuk ka një vendim ndaj saj.