Spekulimet mbi seksualitetin e banorit të ‘BBV4″, Jozit, të ngritura nga gazetarja Dasara Karaiskaj, kanë bërë bujë në rrjetet sociale. Miku familjar i Jozit, Shkëlzen Brahaj, reagoi për herë të parë ditën e sotme në emisionin ‘Ftesë në 5’:
“Do t’i bëhet fëmija 20 vjeç dhe një shoku i tij do ta bullizojë me këtë gjë, do i thotë: ‘Ti e paske pasur babin kështu, ose diçka të tillë. Ajo gazetare kërkoi dhe falje në ‘Instastory’, ishte e pabazuar në asgjë. Është nisur nga një foto që mbante zotëria në profilin e tij, mbështetës i Jozit dhe mik i familjes. Edhe unë mund të vija foto me Jozin, pse nuk është marrë me mua ajo?”
Brahaj tha gjithashtu se familja e Jozit është rënduar emocionalisht pas lajmit dhe do të ndjekin ligjërisht deklaratat e gazetares, duke kërkuar përgjegjësi për këtë situatë.