Olsi Bylyku vazhdon të jetë një emër i lakuar në mediat rozë, kryesisht për shkak të marrëdhënies së tij me Egli Takon.
Ndërsa Egli e ka përmendur shpesh brenda shtëpisë së BBV Albania, vetë Olsi ka zgjedhur të mos reagojë publikisht.
Së fundmi, ai ka ndarë një foto romantike me gazetaren e njohur Denada Lura, duke treguar se po shijojnë lidhjen e tyre.
Këtë imazh, Olsi e ka shoqëruar me këngën e tij “Mimika”, një projekt që ka nxitur spekulime në rrjet se mund të jetë një dedikim për Eglin, pasi vetë ajo e përmendi në Big Brother si pjesë e një konflikti më Jozin.